Juventusi fiton Kupën e Italisë për të tretin vit radhazi

Juventusi fiton Kupën e Italisë për të tretin vit radhazi
Juventusi vazhdon ndjekjen ndaj “Tripletës”. Bardhezinjtë kanë fituar 2-0 kundër Lacios në finalen e Kupës së Italisë dhe tani janë dy trofe larg një arritjeje që do të ishte historike për klubin bardhezi.

Ky trofe fitohet nga Juventusi për të tretin vit radhazi nën drejtimin e Kontes dhe Alegrit dhe është i 12 në historinë e klubit torinez.

Gjithçka duket e lehtë për bardhezinjtë, të cilët kanë treguar forcën e tyre edhe në mbrëmjen e sotme duke shënuar dy gola me dy mbrojtës. Dani Alvesh i dha epërsinë torinezëve me një top që preku tokën para se të pushonte në rrjetën e Tomas Strakoshës.

Portieri i Kombëtares shqiptare në një formë të mirë por me një mbrojtje inekzistente, vuajti golin e dytë me Leonardo Bonuccin që praktikisht vrau shpresat e Lazios për trofe.

Strakosha mbrojti portën e Lazio në këtë finale, e para për të, dhe dhuroi pritje fantastike sidomos në pjesën e parë, por nuk mund të bënte asgjë në dy golat e juventinëve.

Juventus ngriti me meritë kupën e tretë radhazi dhe tani pret titullin në Serie A që mund të vijë në fundjavë, si dhe finalen e Champions në 3 qershor me Realin. /e.a/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: