Kaçe pas një “nate të çmendur”, ndeshja ndërpritet, trajneri serb përfundon në spital

Kaçe pas një “nate të çmendur”, ndeshja ndërpritet, trajneri serb përfundon në spital
Futbollisti i kombëtares sonë Ergys Kaçe përjetoi një natë “të çmendur” me PAOK, në Athinë. Ndeshja e ekipit të tij të Selanikut ndaj Panathinaikos, e vlefshme për “play-off” të Super Ligës greke, përfundoi me incidente të shumta, aq sa u ndërpre në 54’. Një kanoçe me birrë goditi në kokë trajnerin serb të PAOK, Vladan Iviç, ngjarje që eklipsuan edhe fitoren 1-0 të Panionios, në ndeshjen tjetër që zhvilloi po pasditen e djeshme ndaj AEK.

Kanoçja me birrë u hodh nga stadiumi dhe goditi trajnerin Iviç të PAOK, në kokë. Ai ra në tokë dhe më pas u dërgua në një spital pranë stadiumit, ku edhe mori ndihmën e parë. Doktorët thanë se kishte vetëm një të çarë në sipërfaqe të kokës, por Iviç pretendoi se mbeti për disa momente pa ndjenja, çka detyroi gjyqtarin kryesor të vendosë për ndërprerjen e ndeshjes. Pas trazirave, ndeshja pritet t’i jepet në tavolinë PAOK, me rezultatin 3-0.

Marcus Berg shënoi në 9’ për ekipin vendas, goli që mbeti në fuqi deri në momentin kur ndeshja u ndërpre, pas trazirave. Futbollisti shqiptar Ergys Kaçe ishte i pari, që u ndëshkua me karton të verdhë gjatë këtij takimi, që në 17’, në një ndeshje të tensionuar.

Gjyqtari kryesor nxori plot katër karton të kuq, dy prej të cilëve në 54’, moment kur nga trazirat, u vendos edhe për ndërprerjen e këtij takimi. Në 20’ portieri i Panathinaikos, Odysseas Vlachodimos, u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me bërryl një lojtar të PAOK.

Me fillimin e pjesës së dytë, tre minuta para se të mbyllje ndeshja Ëarda u ndëshkua dy herë me karton të verdhë. Por në 54’ Shakhov i Paok dhe Coulibaly i Panathinaikos ndëshkohen me kartonë të kuq, duke lënë ekipet me nga 9 lojtarë në fushë. Një ndeshje e pazakontë, ne stadiumin “Apostolos Nikolaidis” të Athinës.

Nëse Panathinaikos do të fajësohet për fundin e trishtueshëm të këtij takimi, do të penalizohet me tre pikë nga “play-offs” si dhe me dy pikë të tjera kur të nisë sezoni i ri. Në këtë rast PAOk i Ergys Kaçes do të jetë pesë pikë në klasifikimin e “play-off”, Panionios do të ketë 4 pikë, AEK tre pikë dhe Panathinaikos mund të shkojë në minus 1 pikë.

Foto marrë nga ekathimerini.com

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: