Kanada, gjahtari sulmohet nga ariu i zi (Video)

Kanada, gjahtari sulmohet nga ariu i zi (Video)
Një burrë në Kanada, kishte dalë për gjueti, kur papritur ndodhet përballë një ariu të zi. Ai qëndroi i qetë dhe me durim duke pritur të ariut të kalonte, por kafsha e egër kishte ide të tjera në kokë.

Richard Wesley, jeton në Hearst, Ontario, ndërsa u përfshi nga makthi përpara kafshës grabitqare. Një gjahtar me përvojë, Wesley e dinte se arinjtë e zinj shpesh largoheshin, kështu që ai qëndroi në tokë dhe bënte shumë zhurmë për ta trembur.

Por, pavarësisht kësaj, ariu nuk u largua dhe vazhdoi të vinte drejt tij. Arinjtë e zinj janë të shkëlqyer gjithashtu në ngjitje. Burri u detyrua të bënte të pamendueshmen: luftoi me ariun me duart e tij. Ai pohoi se pësoi vetëm një gërvishtje të vogël në bërryl. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: