Kanada, luani i detit tërheq një vajzë në ujë (Video)

Kanada, luani i detit tërheq një vajzë në ujë (Video)
Brenda pak ditëve ka bërë xhiron e internetit një video e filmuar nga një ‘smartphone’ në molin “Richmond”, në Kanada.

Një luan det, ka dalë mbi ujë dhe në mënyrë krejt të papritur, ka tërhequr nga fustani një vajzë e cila ishte ulur mbi bordurën dhe e ka hedhur në ujë.

Kafsha me siguri ishte tërhequr nga turistët që hidhnin uhqim në ujë. Pasi ka kaluar tronditjen e momentit, një burrë i cili ishte i pranishëm, është hedhur për të kapur protagonisten e pafat të episodit që nuk pësoi asnjë lëndim. /e.a/

Foto: Momenti që luani i detit tërheq vajzën në ujë

Shpërndajeni me miqtë tuaj: