“Kill ’em All”, shqiptari i Hollivudit Pjetër Malota godet sërish

“Kill ’em All”, shqiptari i Hollivudit Pjetër Malota godet sërish
Jean-Claude Van Damme do të vijë së shpejti me një film të ri, ku luan rolin e një shqiptari që i kanë vrarë babanë kur ishte vetëm 11 vjeç.

Filmi, i cili pritet të dalë më 6 qershor 2017, titullohet “Kill ’em All” dhe është pjesë e Sony Pictures Home Entertainment me regjisorin shqiptar Pjetër Malota.

Muzika në këtë film është shkruar dhe performuar nga reperi i njohur shqiptaro-amerikan Martin Malota.

Në një intervistë ekskluzive për Albanian American Vision, Peter Malota deklaron se “Van Damme luan rolin e një shqiptari, i cili kur ishte 11 vjeç i vranë babanë. Rritet në emigrim dhe bëhet burrë e  më vonë ai kthehet për ta kërkuar vrasësin e babait. Pasi e gjen atë që tashmë është një udhëheqës i mafias, ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë”.

Prej vitesh Jean-Cloude Van Damme shfaq adhurimin e tij për popullin shqiptar, falë bashkëpunimit të frytshëm me regjisorin dhe aktorin e filmave aksion, Pjetër Malota. j/m

( burimi, Film Combat Syndicate Blog)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: