Kina i thotë “ndal” Diego Costa, politika të reja mbi transferimet e bujshme

Kina i thotë “ndal”  Diego Costa, politika të reja mbi transferimet e bujshme
Federata Kineze e Futbollit ka vendosur politika të forta mbi transferimet e merkatos së verës për lojtarët e huaj, pas spekulimeve se Diego Costa e  Pierre-Emerick Aubameyang mund të kalojnë në Kinë për shifrat të tjera rekord.

Një ofertë prej 70 milion eurosh flitet se ka shkuar për lojtarin e Chelsea, Costa, për të cilin interesohet ekipi kampion i Kinës, Tianjin Quanjian, ndërsa me të njëjtën shumë rekord kërkohet lojtari i Borussia Dortmund, Aubameyang, nga  Shanghai. Të dy lojtarët mund të pasojnë Oscar që mbërriti në Kinë merkaton e kaluar, edhe ai me të njëjtën shifër rekord, 70 mln euro.

Federata Kineze njoftoi se do t’i japë fund shifrave pa limit në merkato dhe do të bazohet tek të rinjtë.  Oscar, Hulk, Carlos Tevez, Ezequiel Lavezzi, Axel Witsel, Graziano Pelle, Paulinho, Ramires e  Alex Teixeira iu bashkuan futbollit në Kinë, pas shumave të mëdha. Federata Kineze e Futbollit njoftoi se klubet e këtij vendi do të limitohen në bazë të Fondit të Zhvillimit të Futbollit Kinez. Të tilla shumë parash, sipas këtyre politikave, do të investohen për zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Me këtë vendim pritet të përfitojnë një numër i konsiderueshëm i ekipit kombëtar kinez, U-23, efektet pozitive të së cilës Kina shpreson t’i shohë në botërorin Rusi 2018 dhe më tej.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: