Kinë, aksident i frikshëm mes motorit dhe kamionit (Video)

Kinë, aksident i frikshëm mes motorit dhe kamionit (Video)
Një video që ka regjistruar momentin kur një motor përplaset me një kamion në pjesën e depozitës së karburantit, ka bërë xhiron e botës.

Ka qenë një aksident i frikshëm në fakt ai që ka ndodhur në Nanchagn të Kinës, ku zjarri ka shpërthyer menjëherë pas përplasjes.

Drejtuesi i motorit përfshihet nga flakët, ndërsa shoferi i kamionit zbret me shpejtësi nga automjeti, duke i shpëtuar zjarrit.

“Gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte të zbrisja nga makina dhe të shpëtoja, drejtuesin e motorit. Nuk e kisha fare mendjen se po më digjej kamioni, për mua kjo nuk ishte problem”, tha shoferi i kamionit pas aksidentit. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: