Kinë, vogëlushi shtypet nga makina ndërsa luante në trotuar (Video)

Kinë, vogëlushi shtypet nga makina ndërsa luante në trotuar (Video)
Një djalë i vogël është shtypur nga një makinë, ndërsa ai luante në trotuar.  Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në komunën e Chongqing në Kinën Jugperëndimore.

Këmbësorët e çastit të tmerruar, vrapuan menjëherë në vendngjarje  për të ngritur makinën ku poshtë saj ndodhej vogëlushi.  Ata u munduan për t'i dhënë ndihmën e  shpejtë djalit të vogël përpara se ai të dërgohej në spital.

Shërbimet e emergjencës dhe policia u thirrën menjëherë  në vendin e ngjarjes .  Besohet se po hetojnë incidentin. Djali i vogël thuhet se ende është në spital duke marrë trajtim mjekësor. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: