Korçë, gjendet trupi i dekompozuar i një të moshuari në oborrin e banesës

Korçë, gjendet trupi i dekompozuar i një të moshuari në oborrin e banesës
Në lagjen Nr.2 të Korçës është gjetur trupi i pajetë i një të moshuari dhe i dekompozuar në oborrin e një banese.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S.S, rreth 70 vjeç, jetonte i vetëm dhe vdekjen e tij nuk e ka pikasur askush.

Sipas policisë, nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas jetonte i vetëm në banesë. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i tij është dërguar drejt morgut të Spitalit Rajonal  Korçë ku pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /e.g/

Foto ilustruese: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: