Koreja e Jugut miraton kontakte civile me Korenë e Veriun

Koreja e Jugut miraton kontakte civile me Korenë e Veriun
Koreja e Jugut autorizoi sot një Organizatë Joqeveritare të vendosë kontakte me Veriun për të diskutuar për rivendosjen e projekteve dhe të ndihmës humanitare.

Presidenti i ri i qendrës së majtë, Moon Jae-In kërkon të ketë një formë dialogu me Korenë e Veriut për ta ulur në tavolinën e negociatave, ndryshe nga ashpërsia e vendosur nga qeveria konservatore e presidentes së shkarkuar, Park Geun-Hye.

Ndërkohë  koreano-jugorët që kanë kontakte të paautorizuara apo që shkojnë në Korenë e Veriut dënohen me burgim. /e.g/

Foto ilustruese: Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-In (Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: