KRISHT BASHA, MUHAMET RAMA - Nga EDISON YPI

KRISHT BASHA, MUHAMET RAMA - Nga EDISON YPI
Nga EDISON YPI

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Të paktën nga Skënderbeu deri më sot, për të kujtuar vetëm disa, Beslidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Lushnjes, Marrëveshja e Mukjes, marrëveshjet gjatë tranzicionit; qesharake, hileqare, dramatike, të pambajtura, të tradhëtuara, Historia jonë ka marrëveshje të pafundme, të gjitha të dështuara.

E vetmja Marrëveshje në Historinë e Shqipërisë, e zezë në të bardhë, qartësisht e artikuluar, pa asnjë ambiguitet, pa asnjë mundësi për tu manipuluar, është Marrveshja e fundit Rama-Basha.

Nuk u realizua në ndonjë nga vendet skandinave, apo në Angli, Francë, Gjermani, Itali, a gjetkë në demokraci të konsoliduara, Drejtësi funksionuese, por në Shqipërinë e porsa dalë nga kasaphana komuniste, kjo Marrëveshje i ka të gjitha shenjat se është e zbatueshme dhe meriton të përkrahet dhe zbatohet prej të gjithëve. Jo si i kanë konsideruar deri më sot shqiptarët marrëveshjet, si të imponuara nga forca madhore apo të rëna nga qielli. Thjesht si një instrument që ndihmon për të kapërcyer ngërçet e shumta që Shqipërisë po i marrin frymën.

Një numuri interpretësh të politikës kjo Marrëveshje u erdhi si rrufe në qiell të kaltër, dhe po e refuzojnë. Nuk është për tu çuditur. Kjo Marrëveshje u erdhi tamam kur nuk e prisnin, kur po e kërkonin me sa fuqi, pikërisht sepse ju dukej e pamundur.

Ca që po hedhin ickla duke e quajtur marrëveshjen hileqare, bashkë me ca të tjerë që tash po llomotitin sepse nuk u vjen për mide, bashkë edhe me grindavecët e përhershëm të kudondodhur që nuk i mungojnë kurrë Shqipërisë, s'janë problem. Kjo Marrëveshje e gdhendur aq bukur e aq mjeshtërisht, ka një cilësi frymëndalëse; Aplikimi i saj mund të ketë pasoja shumë të mira ose të mira, kurrën e kurrës pasoja të këqia. Kjo Marrëveshje, për ilustrim, është si koha, e cila ecën vetëm përpara, kurrë prapa

Nuk ka ndodhur kurrë më parë që pandershmëria e analistëve të jetë kaq flagrante, kaq e pacipë, të çfaqet kaq hapur.

Megjithatë  aq perfekte është kjo Marrëveshje sa edhe gjithë analistat  e kqinj dhe të zinj të botës të mblidhen në një përbetim kundër saj, i marrin të keqen, nuk e ndalin dot.

Si e tillë, si kaq e jashtëzakonshme, kjo Marrveshje ka ngjallur dhe habira ndër njerëz jo fort të vëmendshëm, popullin e Internetit për shembull. S'ka problem. Sa kohë Marrëveshja është qartazi funksionuese, nuk ka pse ta prishi terezinë asnjë lloj populli.

Nuk është çudi që, nëse, ta zemë, një musliman dhe një kristian bëjnë një marrëveshje, muslimani të bëhet pakëz kristian dhe kristiani pakëz musliman. Po ashtu, s'është për t’u çuditur nëse me këtë Marrveshje muslimani Basha u bë pakëz kristian dhe kristiani Rama u bë pakëz musliman. Duke konsideruar se Basha dhe Rama nuk janë musliman e kristian të zakonshëm por liderë, i bie që me këtë rast muslimani Basha u bë pakëz Krisht dhe kristiani Rama u bë pakëz Muhamet. Kjo është në fakt mrekullia që ndodhi. S'ka gjë më të madhërishme se përmes lëshimesh të bëhesh Profet. Kush nuk kupton kaq gjë, nuk kupton asgjë dhe nuk ja ka fajin kush për mendjen e ngushte.

Marrëveshje kanë bërë edhe Stalini me Hitlerin. Edhe komunistat me ballistat. Marrëveshje ka bërë dhe kurvi. Por në Shqipëri nuk është bërë kurrë një Marrëveshje Profetash me efekte pozitive dhe rëndësi historike sa kjo e Profetëve Basha dhe Rama.

Ka pasur, ka dhe do ketë, budallenj në këtë vend. Le të dërdëllisin. Në mixhlizin mediatik budallenjtë kanë edhe ata hisen e vet. E rëndësishme është që Marrëveshja “profetike” Rama-Basha, pa bërë asnjë zarar, e nis gjithçka nga e para, i vë të gjithë në start, prandaj është më e mira.

Me persekutorë që vazhdojnë të shfrytëzojnë padrejtësisht avantazhet që u jep persekutimi i një kohe të kaluar, dhe përballë tyre të persekutuar bartës të së drejtës por që vazhdojnë të vuajnë persekutimin - kjo është tabloja e sotme shqiptare. Marrëveshja mes “Krishtit” Basha dhe “Muhametit” Rama me këtë sfond u realizua. E parë kështu, sepse kështu është, kjo Marrëveshje është një kryevepër urtësie, mirëkuptimi, vullneti të mirë, e pa ndodhur kurrë më parë.

Ca që po hedhin ickla duke e quajtur marrëveshjen hileqare, bashkë me ca të tjerë që tash po llomotitin sepse nuk u vjen për mide, bashkë edhe me grindavecët e përhershëm të kudondodhur që nuk i mungojnë kurrë Shqipërisë, s'janë problem. Kjo Marrëveshje e gdhendur aq bukur e aq mjeshtërisht, ka një cilësi frymëndalëse; Aplikimi i saj mund të ketë pasoja shumë të mira ose të mira, kurrën e kurrës pasoja të këqia. Kjo Marrëveshje, për ilustrim, është si koha, e cila ecën vetëm përpara, kurrë prapa.

Në vendin ku si në të gjithë botën njerëzit i lexojnë lajmet në pëllëmbë të dorës, ku vilat i ndërtojnë aq më të mëdhaja sa më tepër e duan gruan, ku konservativ quhet çdokush i cili ngaqë nuk i ka mirë punët me femrat, laj-thaj vetëm gruan, falë Marrveshjes së mrekullueshme, çfarë duhet të bëjë shqiptari me dy pare ment në kokë, është të falënderojë Krisht Bashën dhe Muhamet Ramën, të presi ditën e votimit për të votuar si ja do e bardha zemër dhe e zeza bythë.

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi pa një leje të shkruar nga redaksia e Albanian Free Press

Shënim: Qëndrimet e shprehura në shkrimet e rubrikës Opinion, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një vijë editoriale të Albanian Free Press

Shpërndajeni me miqtë tuaj: