Kumbaro në Përmet: Do vijojmë me projektin e rrugës së Tre-Urave

Kumbaro në Përmet: Do vijojmë me projektin e rrugës së Tre-Urave
Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës,  Mirela Kumbaro është ndalur sot në fshatin Vllaho-Psilloterë, një fshat minoritar ky në rrethin e Përmetit.

Teksa ka postuar lajmin rreth kësaj vizite, ajo ka dhënë edhe një lajm të mirë jo vetëm për fshatrat që janë në kufi por edhe për gjithë Bashkinë e Përmetit, atë për projektin e ndërtimit të rrugës nga Tre Urat deri në Përmet.

"Pas ndërtimit të urës drejt e në fshat dhe investimeve të tjera në kanalet e zonës së Çarshovës, do të vijojmë në mandatin e dytë me rrugën e Tri-Urave, pjesë e projektit të përbashkët me Delegacionin Europian”, shkruan Kumbaro.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: