“Lazio Cup”, Shqipëria U-19 e Bogdanit barazim pa gola në ndeshjen e parë

“Lazio Cup”, Shqipëria U-19 e Bogdanit barazim pa gola në ndeshjen e parë
Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani mori një barazim pa gola 0-0 në sfidën e pare të turneut “Lazio Cup” ndaj ekipit Racing Club Roma. Ky është një aktivitet i përvitshëm në shtetin fqinj të Italisë, ku Shqipëria nuk mungon me prezencën e saj.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani zhvilluan një ndeshje të mirë por pa arritur të gjejnë golin e avantazhit. Pjesët e ndeshjeve sipas rregullores së këtij aktiviteti ishin nga 30 minuta. Shqipëria bën pjesë në grupin D së bashku me Fiorentinen, Racing Club Roma dhe Cassino.

Dy ndeshjet e radhës, Shqipëria do t’i luaj nesër më 24 maj 2017 ora 20:30, Shqipëri-Cassino dhe të enjten, 25 maj, ora 17:00, Shqipëria-Fiorentina. Grupin për fazën e mëtejshme e kalojnë 2 ekipet e para në renditje.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: