Tiranë, ndihen lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.4 ballë

Tiranë, ndihen lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.4 ballë
Lëkundje të forta  sizmike me magnitudë 4.4 ballë të shkallës riter janë regjistruar në Tiranë në orën 12: 30 minuta të ditës së sotme.

Tërmeti ka pasur epiqendrën 13 km në veri-perëndim të Bulqizës dhe 39 km në veri-lindje të Tiranës.

Përpara kësaj lëkundje, në zonën e Bulqizës janë regjistruar dhe 5 lëkundje të tjera, me magnituda nga 2.2 ballë të shkallës riter deri  në 2.9 ballë.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: