Lionel Messi, 21 muaj burg nga Gjykata Supreme

Lionel Messi, 21 muaj burg nga Gjykata Supreme
Messi, pesë herë lojtari më i mirë i vitit në botë, është gjetur fajtor nga gjykata e Barcelonës korrikun e kaluar, për mashtrim me taksat gjatë viteve 2007-2009, që kapnin vlerën e 4.2 mln euro.

Sulmuesi Lionel Messi është shpallur fajtor në korrik 2016 nga tre gjykata me radhë, nën akuzë për mashtrim, ndërkohë që ai e apeloi çështjen.

Messi dhe babai i tij Jorge ishin dënuar me 21 muaj burg, dënim që mbeti në fuqi edhe nga Gjykata Supreme.

Messi është gjobitur gjithashtu me 2 mln euro, ndërsa Jorge me 1.5 milion euro

Futbollisti 29-vjeçari i Barcelonës e kishte apeluar vendimin përfundimisht më 20 prill, para paraqitjes së tij brilante kundër Real Madrid, në  El Clasico,

Por tani as Gjykata Supreme nuk e ka ndihmuar dot atë, duke ;ënë në fuqi vendimin e tre gjykatave të niveleve të tjera.

Barcelona me një deklaratë shprehu mbështetjen e plot drejt lojtarit dhe babit të tij.

Superylli argjentinas u mbrojt në gjykatë duke thënë se nuk dinte gjë për shkeljet mbi taksat që ishin bërë në emër të tij.

“Isha i dedikuar të luaja futboll,” – thotë Messi.

“I besova babait tim dhe avokatëve që kishin zgjedhur të ndiqnin këto çështje.”

“Asnjëherë nuk kam menduar se mund të kenë bërë shkelje në emrin tim.”

Nuk dihet nëse Messi do të shkelë në burg, për shkak të afateve dhe shtyrjes së dënimit.

Messi e mbylli edhe këtë sezon në krye të listës së golashënuesve të kampionatit spanjoll, me 37 gola, por nuk e ndihmoi dot Barcelonën të fitonte titullin që e humbi  betejën me Real Madrid.

Real Madrid e fitoi titullin kampion me 3 pikë diferencë dhe do të luajë më 3 qershor edhe në finale të Champions.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: