Llalla: Komplotistët kundër Erdoganit dyshohet se fshihen në Shqipëri

Llalla: Komplotistët kundër Erdoganit dyshohet se fshihen në Shqipëri
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka deklaruar para medieve se ka dyshime se në Shqipëri fshihen disa persona të përfshirë në grushtin e shtetit të 15 korrikut në Turqi, që synonte rrëzimin e Presidentit  Recep Tayp Erdogan.

“Ne po bëjmë verifikime, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete nga ana e Prokurorisë turke”, tha Llalla.

Sipas kryeprokurorit shqiptar, bëhet fjalë për pretendime të mbërritura nga prokuroria turke, për të cilat po kryhen verifikime nga pala shqiptare. /a.a/

Adriatik Llalla /Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: