Makina del nga rruga, pesë të plagosur në një aksident në Korçë

Makina del nga rruga, pesë të plagosur në një aksident në Korçë
Pesë persona janë plagosur në një aksident automobilistik në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Zvezdë.

Policia sqaron se një automjet tip “Nissan” me targa greke i drejtuar nga shtetasi Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit  B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku shtetasi B.T,  aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të  rrethanave të këtij  aksidentit. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: