Makina përplaset me mbrojtëset anësore të rrugës në Rrëshen, 4 të plagosur

Makina përplaset me mbrojtëset anësore të rrugës në Rrëshen, 4 të plagosur
Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Rrëshen-Tirrë, ku mjeti tip Volkswagen me targa AA 421 OU ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.

Policia sqaron se  kanë mbetur  të dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi B.M. 46 vjeç si dhe 3 pasagjerët në mjet F.M. 55 vjeç, B.M. 22 vjeç, R.J. 17 vjeçe, të gjithë banues në Kukës. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Kukës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: