Mandzukiç zgjat kontratën, deri më 2020 me Juven

Mandzukiç zgjat kontratën, deri më 2020 me Juven
Mario Mandzukiç ka zgjatur me një vit kontratën me kampionët e Seria A të Juventus, duke mbetur tek i njëjti klub të paktën deri në vitin 2020.

Juve konfirmoi me një deklaratë këtë të enjte se lojtari i kombëtares kroate ka firmosur kontratën që do ta mbajë atë në Torino edhe për tre vitet e ardhshme.

Mandzukiç, 31-vjeç, iu bashkua Juves nga Atletico Madrid në vitin 2015 me anë të një transferimi të lirë, që tani mund të jetë rritur në 21milion euro.

Sulmuesi ka qenë pjesë kryesore e Juventus këtë sezon, duke luajtur 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet, dhe duke shënuar 10 gola.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: