Maqedoni, Zaev: Kabineti qeveritar, gati brenda javës

Maqedoni, Zaev: Kabineti qeveritar, gati brenda javës
Në Maqedoni, Zoran Zaev i cili ka marrë tashmë mandatin për formimin e qeverisë, parashikon që kabineti i ri të jetë gati brenda fundjavës. Kryeministrit të mandatuar i mbeten më pak se dy javë afat për dorëzimin në parlament të programit qeveritar dhe propozimin mbi përbërjen e re të qeverisë.

"Në përgjithësi jemi shumë afër marrëveshjes me BDI-në dhe me koalicionin Aleanca për shqiptarët. Pak më larg në këtë drejtim jemi me Lëvizjen Besa. Me këtë parti ende nuk kemi biseduar për emra dhe ndarje të resorëve, kemi biseduar për numrin total të resorëve dhe për disa drejtime të caktuara programore dhe principe që duhet patjetër të jenë pjesë përbërëse e qeverisë së re. Nesër pasdite do të jem në Shkup dhe do t’i vazhdoj bisedimet me të gjitha partitë politike. Qëllimi ynë përfundimtar është deri në fund të kësaj jave, deri tek Kuvendi të dërgohen përbërja e kabinetit dhe programi qeveritar. Nëse e plotësojmë këtë premtim të të gjithë liderëve, besoj se Maqedonia deri të mërkurën do të ketë qeveri të re reformatore – deklaroi kreu i LSDM-së Zoran Zaev./e.a/

Foto: Zoran Zaev

Shpërndajeni me miqtë tuaj: