Mbytet në det një 17-vjeçar në Durrës

Mbytet në det një 17-vjeçar në Durrës
Në plazhet e gjirit të Durrësit është rregjistruar viktima e parë e këtij sezoni. Idriz Thanishta, 17 vjeç nga fshati Karpen i Maminasit është mbytur teksa lahej në det pasditen e së hënës. Së bashku me një grup shokësh, Thanishta, nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme të Maminasit, kishte shkuar pas mbarimit të mësimit në plazhin e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit.

Në kushtet e një deti të trazuar, viktima dhe 2-3 shokë të tij kanë vendosur të sfidojnë dallgët, kurse të tjerë kanë qëndruar duke luajtur në breg.

Nga hetimet e para rezulton se 17-vjeçari është shkëputur duke shkuar drejt thellësisë dhe vetëm 15-20 minuta më pas është nxjerrë në breg i pajetë.

Policia e Durrësit bëri të ditur paraprakisht se mbytja e 17-vjeçarit ka qenë aksidentale, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun zyrtar të vdekjes. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: