Merkato e verës...saga e 10 transferimeve më të bujshme

Merkato e verës...saga e 10 transferimeve më të bujshme
Kylian Mbappe i Monaco, apo Antonio Griezmann i Atletico Madrid, pritet të shiten me shifra marramendëse mbi 100 mln euro. Diego Costa i Chelsea do të bëhet më i paguar në botë, nëse shkon në Kinë

Nga Aranit Muraçi

Kjo verë, për tre muaj, pritet të jetë tepër e nxehtë, sidomos në merkato. Klubet më të mëdha të Europës, kanë kohë që bëjnë planet e merkatos dhe, madje, janë projektuar edhe lëvizje të mëdha.  Ekipet si Barcelona, Real Madrid, PSG, Manchester United dhe Manchester City, si klube me buxhetin më të madh në merkato, janë gati për të bërë blerjet e radhës me shifra marramendëse.

Romelu Lukaku (Everton)

Lukaku është golashënuesi më i mirë i Premier League kur mbetet edhe një ndeshje, ndërsa ai pret të festojë së shpejti 24-vjetorin. Trajneri i  Chelsea, Antonio Conte, është  një admirues i tij edhe kërkon të rikthejë në “Stamford Bridge” edhe pse klubi i tij e shiti në 2014 për 33 mln euro. Chelsea sheh si konkurrent Manchester United, megjithëse Jose Mourinho e largoi nga Stamford Bridge. Por tani Mourinho kërkon një sulmues qendre, për shkak të dëmtimeve të shpeshta të Zlatan Ibrahimoviç.

Vlera: 76 milionë euro. Interesohen: Chelsea, Manchester United, Bayern Munich

Kylian Mbappe (Monaco)

Mendohet se ai një ditë do të zëvendësojë Paul Pogba, si lojtarin më të kushtueshëm në botë, dhe kjo mund të ndodhë këtë verë. Vetëm 18-vjeç, Mbappe shihet si super-ylli i ri i futbollit botëror. Ai u bë këtë sezon lojtari më i ri në moshë, që ka shënuar në gjysmëfinale të Champions League, ndaj Juves, si dhe ndihmoi Monaco të eliminonte më herët nga ky kompeticion, Manchester City. Klubet më të mëdha në Europë duan të firmosin me të, si Manchester United e Arsenal nga Premier League. Por Real Madrid është në “pole-position” teksa e sheh atë krah Cristiano Ronaldo e Gareth Bale, për të një treshe të pandalshme sulmi. Diskutimi është se kur Mbappe do të lërë Monaco. Trajneri i Francës, Didier Deschamps e ka këshilluar të presë finalet e Kupës së Botës, pasi është shumë i ri.

Vlera: 105 milion euro. Interesohen: Real Madrid, Arsenal, Manchester United, Bayern Munich

James Rodriguez (Real Madrid)

Ai shënoi golin më të bukur të Kupës së Botës me Kolumbinë në Brazil, por nuk ka shkëlqyer si një prej yjeve të “galaktikës së re” të Real Madrid. Klubi madrilen sheh si blerës të 25-vjeçarit Anglinë dhe Manchester United. Si komplikacion shihet çmimi që i ka vendosur Reali, pasi ky klub nuk dëshiron të heqë dorë nga 70 mln eurot që i pagoi Monaco, kur e bleu në vitin 2014.

Vlera: 70 milionë euro. Interesohen: Manchester United, Manchester City

Eden Hazard (Chelsea)

Real Madrid gjithnjë e kë pëlqyer dhe ai mbetet i vlerësuar si një ndër sulmuesit më të mirë të Premier League, këtë sezon, megjithëse N'Golo Kante mori çmimin individual. 26-vjeçari admirohet nga Zidane në “Bernabeu”. Shitja e Rodriguez do të mundësonte paratë e nevojshme për të paguar çmimin e Hazard. Por problemi mbetet nëse Chelsea do ta marrë në konsideratë shitjen e tij, ngaqë Antonio Conte ka plane të mëdha për Champions League.

Vlera: 93 milionë euro. Interesohet: Real Madrid

David de Gea (Manchester United)

Mbetet ende një mister se pse De Gea nuk shkoi në “Bernabeu” dy vjet më parë, kur dy klubet arritën një marrëveshje, por kjo ndjesi duket se e ka përndjekur lojtarit spanjoll për t\u rikthyer në shtëpi.  Vendimi i Jose Mourinho që të luajnë Sergio Romero e Joel Pereira për United në dy ndeshjet e fundit po shihet si shenjë që ai të mësohet pa ish-portierin e Atletico Madrid. Real dëshiron një portier të ri për të zëvendësuar Keylor Navas.

Vlera: 41 milionë euro. Interesohet:  Real Madrid

Antonio Griezmann (Atletico Madrid)

Jose Mourinho i duhet një super-yll i ri, me Ibrahimoviç në ikje nga “Old Trafford” dhe kush do të ishte më mirë se djali reklamë i futbollit francez.  Griezmann duhet t’i afrohet një shumë mbretërore që ai të shkojë në “Old Trafford”, ndërsa ai pret që United të fitojë Europa League që të arrijë kualifikimin në Champions League për edicionin e ri.  Griezmann mund të krijojë dhe mund të shënojë gola aq sa ka nevojë Mourinho. Trajneri Diego Simeone nuk mund të ndalë kërkesën e lartë të Mourinhho, që Griezmannn  të largohet nga Atletico.

Vlera: 100 milionë euro. Interesohen: Manchester United, Arsenal

Diego Costa (Chelsea)

Sulmuesi i Bluve ishte objekt i spekulimeve të merkatos së janarit, kur nuk mungoi as interesi nga Kina. Ish-shoku i tij Oscar, i cili luan atje, komentoi një lëvizje të mundshme të Costa në Kinë. Klubet kineze që kërkojnë Costa janë gati ta bëjnë atë lojtarin më të paguar në botë, duke i afruar një pagë prej 700,000 euro në javë. Ish- klubi i tij, Atletico Madrid, pëlqen gjithashtu rikthimin e Costa, por nëse ai heq dorë nga shumat kineze dhe dëshiron një jetë spanjolle.

Vlera: 88 milionë euro. Interesohen: Tianjin Quanjian, Atletico Madrid

Alexis Sanchez (Arsenal)

Ndoshta është lojtari më i talentuar që është pjekur në Premier League. Gjuha që ka përdorur kohët e fundit Sanchez tregon se ai do të largohet nga Arsenal, duke inkurajuar klubin që t’i afrojë një pagë prej 350 mijë euro në muaj. Por topçinjtë kanë shanse të pakta të arrijnë zonën e Champions League, ndaj edhe Arsene Venger është gati të fitojë nga vlera e kartonit të tij.

Vlera: 70 milionë euro. Interesohen: Manchester City, Bayern Munich, Chelsea

Sergio Aguero (Manchester City)

Golashënues i shkëlqyer. Ka shënuar 31 gola vetëm këtë sezon, edhe pse i dëmtuar, por nuk është “çaji i preferuar” që preferon Pep Guardiola. Trajneri i Manchester City ka përshtatur tre lojtarë të rinj në moshë, Gabriel Jesus, Leroy Sane e Raheem Sterling, tepër energjikë, që për Aguero do të thotë se është koha të largohet. Në moshën 28-vjeç, argjentinasi mund ta gëzojë klubin e tij, nëse i afrohet shuma e kërkuar për shitje.

Vlera: 70 milionë euro. Interesohen: Barcelona, Paris St Germain

Kyle Walker (Totenham)

Pep Guardiola kërkon dy sulmues për sezonin tjetër siç bëri Antonio Conte  te Chelsea, dhe atletizmi i Walker e bën atë objektiv kryesor. Edhe pse shihet si i pashitshëm nga Spurs, Mauricio Pochettino e ka lënë Walker jashtë ndeshjeve kyçe të këtij sezoni. Barcelona kërkon gjithashtu një lojtari si, pasi dështoi për të gjetur zëvendësuesin e Dani Alves.

Vlera: 35 milion euro. Interesohen: Barcelona, Manchester City, Manchester United, Chelsea

Shpërndajeni me miqtë tuaj: