Meta dënon sulmin terrorist në Mançester: Tragjedi për gjithë botën

Meta dënon sulmin terrorist  në Mançester: Tragjedi për gjithë botën
Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një letër ngushëllimi kreut të Dhomës së Deputetëve në Britani, John Bercoq duke shprehur dhimbje për sulmin terrorist në Mançester ku humbën jetën 22 persona.

Meta shprehet se: “Me hidhërim dhe keqardhje të thellë mësova lajmin tronditës për sulmin e tmerrshëm në Manchester ku shumë të rinj humbën jetën në moshën e tyre më të bukur. Sulmi në Manchester është një krim barbar i cili nuk është tragjedi vetëm për vendin tuaj por për gjithë botën e qytetëruar”.

“Në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal më lejoni t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju dhe të gjithë familjarëve që humbën njerëzit e tyre më të shtrenjtë e t’Ju siguroj se Shqipëria dhe shqiptarët qendrojnë pranë popullit tuaj në këtë cast të vështirë dhe përkrah gjithë botës së civilizuar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Më lejoni mik i shtrenjtë të bashkoj lutjet e mia të sinqerta për viktimat e pafajshme që shpirtrat e tyre të prehen në paqe dhe t’u uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Duke Ju përcjellë ndjenjat e miqësisë së sinqertë dhe solidaritetit të plotë”, mbyll letrën e ngushëllimit Ilir Meta. /e.g/

Foto ilustruese: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: