Modelja mbipeshë, vazhdon të ndihet krenare me trupin e saj

Modelja mbipeshë, vazhdon të ndihet krenare me trupin e saj
Ashley Graham, e njohur si modelja mbipeshë ka pozuar nudo për revistën ‘V’ duke thënë: “Celuliti im nuk e përcakton vlerën time.”

Duket se ajo nuk ka frikë të tregojë linjat e saj dhe bisedoi hapur rreth celulitit të saj ndaj modeles Tracee Ellis Ross. 29-vjecarja rrëfeu se nëna e saj e mësoi si të respektonte trupin e saj dhe të mos i jepte rëndësi komenteve të të tjerëve.

“Mbaj mend kur pash shenjat e para të celulitit në shkollë të mesme. Kujtoj kur i thashë mamasë time: ‘A nuk është e shpifur? Është kaq e shëmtuar,” – tregon Ashley.

Ndërkohë, nëna ka gjetur përgjigjen e duhur duke i rritur vetëbesimin të bijës pasi i tregoi se të njëjtat shenja i mban edhe ajo. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: