Ndahet nga jeta deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli

Ndahet nga jeta deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli
Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli është ndarë sot nga jeta në mënyrë të parakohshme. Deputeti i Lezhës mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare për shkak te problemeve shëndetësore (vuante nga pankreasi akut) në një spital në Itali, ku ishte dërguar me urgjencë për mjekim në fund të marsit të këtij viti.

Gjovalin Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. /e.a/

Foto: Gjovalin Kadeli

Shpërndajeni me miqtë tuaj: