Ndahet nga jeta ish-gjyqtari italian, gjykoi Tirana-Vllaznia, Duka letër ngushëllimi

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari italian, gjykoi Tirana-Vllaznia, Duka letër ngushëllimi
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka përcjellë ngushëllimet e tij dhe vetë institucionit që ai drejton, FSHF-së, Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit Carlo Tavecchio për humbjen e parakohshme të ish-arbitrit italian Stefano Farina.

Stefano Farina u nda nga jeta sot në moshën 55 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Që nga viti 1994, deri në vitin 2009, ai gjykoi rregullisht ndeshjet të Seria A dhe B, ndërsa në periudhën 2001-2007, drejtoi ndeshje të UEFA-s dhe FIFA-s.

Farina ështëi njohur edhe për publikun shqiptar, Farina nuk është emër i njohur vetëm për aktivitetin e tij në Itali dhe në Europë. Farina drejtoi ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë në vitin 2006 mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Presidenti i FSHF-së , në letrën e ngushëllimit, i drejtohet homologut të tij italian:

“Më lejoni zoti President, që në një ditë kaq të trishtuar për futbollin Italian t’ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e rëndë të z. Stefano Farina. Një njeri i madh të cilin kam patur rastin ta takoj personalisht edhe në Tiranë në vitin 2006, kur ishte në Shqipëri në atë vit për të arbitruar finalen e Kupës së Shqipërisë. Ngushëllimet e mia më të thella edhe për familjen Farina për humbjen e njeriut të tyre më të dashur”, - i shkruan kështu kreu i FSHF-së, Armand Duka, Presidentit të FIGC (Federatës Italiane të Futbollit), Carlo Tavecchio.

Njëherësh Presidenti Duka ka ngushëlluar edhe Presidentin e Shoqatës së Arbitrave italianë z.Marcello Nicchi për humbjen e parakohshme të Stefano Farinës.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: