Ndahet nga jeta “Mbretëresha e Kashmirit”, Laura Biagiotti

Ndahet nga jeta “Mbretëresha e Kashmirit”, Laura Biagiotti
Stilistja italiane Laura Biagiotti, e cila këtë vit do të mbushte 74 vjeç në gusht, vdiq mbrëmjen e djeshme, pasi ishte shtruar në spitalin Sant’Andrea të Romës, për shkak të një ataku kardiak.

Vdekjen e saj e konfirmon me një postim në twitter , vajza e saj Lavina, me një pjesë nga Ungjilli i San Giovanni : ‘Në shtëpinë e Atit tim ka shumë vende. Nëse jo do t’ua kisha thënë. Unë po shkoj të përgatis një vend”.

Gjysëm shekulli krijimtari që e shtyu atë të udhëheq “Made in Italy””, mes pak stilisteve gra, së bashku me Krizia, në pushtimin e tregjeve botërore, duke u bërë e para stiliste që sfiloi në Kinë në 1998, në Pekin, dhe e para që prezantoi veshjet e saj në Teatrin e Madh të Kremlinit në Moskë,në ish selinë e vjetër të Pcus.Deri sa u kurorëzua nga New York Times si “Mbretëresha e Kashmirit”.

Karriera e saj filloi në vitet ’60 kur duke ndjekur gjurmët e nënës së saj, Delia Soldaini Biagiotti, themeluese e një atelieje, filloi të bashkëpunojë me emra të mëdhenj të modës italiane, nga Roberto Capucci tek Rocco Barocco. Në 1966 koleksioni parë i saj për Schuberth. Në 1972 koleksioni i parë personal u prezantua në Firence,duke tërhequr vëmendjen e shtypit dhe blerësve. Nga 1980 jetonte dhe punonte në fshatin roman të Guidonia, në kështjellën Marco Simone, të shekullit XI secolo,së bashku me bashkëshortin e sak Gianni Cigna, i cili ndërroi jetë para kohe në 1996. Nga martesa e tyre lindi vajza Lavinia, e cila hyri në ndërmarrje në 1997 dhe u bë zv/presidente nga 2005.

Shumë mirënjohje në karrierën e saj të gjatë: në 1992 në New York Gruaja e Parë e Vitit; në 1993, në Pekin trofeu Marco Polo pasi çoi industrinë italiane në Kinë; në 1995 nderimi me Kavalierin e Punës, nga Presidenti i Republikës Scalfaro për kontributin e lartë për përhapjen e “Made in Italy”, në botë. Ka marrë çmimin Marisa Bellisario dhe çmimin special të Karrierës në Dhomën Kombëtare të Modës. Në 2002 Posta italiane hodhi në treg një pullë kushtuar stilistes ku paraqitej një fustan i Biagiotti i frymëzuar nga profili i Romës Klasike. Në 2004 kryebashkiaku i Romës Veltroni i dhuroi “Lupa Capitolina”. Në 2007 mori Luanin e Kristaltë të Karrierës- Premio Casino të Venecias gjatë Mbrëmjes Zyrtare në mbyllje të edicionit të 64 të festivalit të kinemasë. Në 2011 ishte radha e çmimit Premio Leonardo, i dorëzuar për herë të parë një gruaje , nga Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano. /e.g/

Foto ilustruese: Laura Biagiotti (Google)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: