Ndryshimi drastik i Pamela Andersonit

Ndryshimi drastik i Pamela Andersonit
Pamela Anderson, e  bërë e famshme duke interpretuar CJ Parker në serialin “Baywatch”,  ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë nga ajo kohë.

Anderson  nuk njihej fare kur u paraqit në premierën e filmit “120 Beats Per Minute”, në Festivalin e Kanës, ditën e shtunë.

Biondja 49-vjeçare dukej shumë ndryshe me flokët e lëpira mbrapa dhe me mollëza pak më të fryra se zakonisht.

Së shpejti do të shfaqet edhe premiera e filmit “Baywatch”, një përshtatje e serialit të NBC-së. Rolin që interpretonte Pamela Anderson në serial do e luajë Kelly Rohrbach. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: