Ngacmoi seksualisht dy nxënëse, ndalohet drejtori i shkollës së mesme në Berat

Ngacmoi seksualisht dy nxënëse, ndalohet drejtori i shkollës së mesme në Berat
Policia e Beratit ka ndaluar drejtorin e një shkolle të mesme, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij dy nxënëse.

Policia sqaron se drejtori i shkollës së mesme është Yzedin Hajdaraj 59 vjeç.

Materialet lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale  ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: