Nicki Minaj, sërish provokuese në baladën e re muzikore (Video)

Nicki Minaj, sërish provokuese në baladën e re muzikore (Video)
Reperja e njohur, Nicki Minaj ka publikuar projektin e ri muzikor ‘Regret in Your Tears’ në rrjetin Youtube.

Ajo ka ardhur me skena të nxehta në krevat, ndërsa kënga është një baladë dashurie. 34-vjecarja duket shumë provokuese teksa shoqërohet nga një model, që mban rolin e mashkullit të saj.

Dyshohet se kjo këngë i është dedikuar romancës së saj me Meek Mill, e cila mori fund para pak kohësh.

Përpara disa ditësh, ajo e publikoi këngën në programin amerikan Tidal, ndërsa sot vendosi që ta sjellë në Youtube për tregun ndërkombëtar. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: