Statistikat, numri i vizitorëve të huaj rritet me 13%

Statistikat, numri i vizitorëve të huaj rritet me 13%
Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në katër muajt e parë të vitit është në rritje.

Instituti i Statistikave bëri të ditur se, për periudhën janar-prill 2017 në Shqipëri kanë hyrë rreth 943 mijë shtetas të huaj, ose 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rreth 235 mijë shtetas të huaj kanë deklaruar shprehimisht se e vizitojnë Shqipërinë për pushime. Ky numër është dy herë e gjysmë më i lartë krahasuar me katër mujorin e parë 2016.

Shqipëria viteve e fundit po kthehet në një destinacion aktraktiv për vizitoret e huaj, ndikuar kjo nga fakti për t’u eksploruar nga europianët, por edhe nga çmimet konkurruese.

Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit për katër muajt e parë të vitit jane rritur lehtë, me 5.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Në katër muaj janë regjistruar rreth afro 1.5 milionë dalje të shtetasve shqiptarë jashtë vendit. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: