Nuses i merr flakë fustani për një set fotografik (Video)

Nuses i merr flakë fustani për një set fotografik (Video)
Një nuse ka pozuar për një set të rrezikshëm fotografik, në të cilin kërkoi që të ndizte flakë fustanin e martesës.

Një asistent ndezi zjarrin, ndërsa fotografi kapi momentin e duhur, dhe në çast ndërhyri një vajzë që të shuante flakët duke shmangur ndonjë incident të rëndë.

“Ne bëmë një kërkim përpara, duke nisur nga zgjedhja e vajit, kontrolli i fustanit dhe kohën që i duhej për të marrë flakë në mënyrë që gjithcka të ishte nën kontroll,” – tha fotografi.

Ngjarja ka ndodhur në një provincë të Kinës dhe u bë virale nëpër rrjete sociale, ku të gjithë shpërndanin pamjet duke e quajtur një çmenduri një gjë të tillë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: