Parashikimi i motit sot, e enjte 25 maj 2017

Parashikimi i motit sot, e enjte 25 maj 2017
Vendi jonë gjatë ditës së sotme parashikohet te jete kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh.

Mesdita sjell fuqizim të vranësirave duke rrezikuar pjesën më të madhe të territorit nga rrebeshe shiu.

Pasditja mbetet me intervale kthjellimesh, vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër, kryesisht në zonat malore.

Mbrëmja pritet të sjellë përmirësim gradual të kushte atmosferike në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim 1-15m/sek.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 4 ballë me lartësi vale 2.8 metër.

Temperaturat në vlerat e tyre maksimale dhe minimale parashikohen  të  jenë:

Vendet malore               10°/16°C,

Vendet e ulëta                 13°/20°C,

Vendet bregdetare        14°/21°C .  /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: