Parashikimi i motit sot, e hënë 22 maj 2017

Parashikimi i motit sot, e hënë 22 maj 2017
Vendi jonë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Në zonat malore të vendit vranësirat do të jenë më prezente  dhe do të shoqërohen me rrebeshe shiu afat-shkurtër, përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit , ku mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 2 ballë. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: