Parashikimi i motit sot, e mërkurë 24 maj 2017

Parashikimi i motit sot, e mërkurë 24 maj 2017
Vendi jonë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri në të dendura dhe me intervale kthjellimesh të shkurtra.

Pjesa e dytë e ditës do të sjelli intensifikim të vranësirave, duke sjellë edhe reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin.

Era do të  jetë me drejtim Perëndim-Jugperëndim me shpejtësi 1-15m/sek.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 4 ballë me lartësi vale 2.5 metër.

Temperaturat në vlerat e tyre maksimale dhe minimale  parashikohen te jenë:

Vendet malore               9°/21°C;

Vendet e ulëta               11°/27°C;

Vendet bregdetare        13°/27°C . /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: