Paris Jackson: Të jesh nudo të mban në paqe me botën

Paris Jackson: Të jesh nudo të mban në paqe me botën
Paris Jackson ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku merr rreze dielli topless së bashku me qenin e adhuruar, por ndjekësit e saj e kanë kritikuar.

Vajza e Michael Jackson ama i është kundërpërgjigjur për fotot e saj “hot” dhe thotë: “Të jesh e zhveshur, je në paqe me botën. Të këqinj jeni ju. Të jesh nudo, është pjesë e asaj që na bën të jemi njerëzorë. Mua më ndihmon të jem më e lidhur me Nënën Natyrë. Nudizmi shpreh liri, të bën të ndihesh në formë”, - shkruan ajo në një postim, që publikon një foto bardhezi në topless.

Modelja thotë se kur ndodhen në kopshtin e shtëpisë së saj, është thuajse gjithnjë nudo. “Është shumë e bukur dhe nuk ka asgjë të keqe. Trupi njerëzor është një gjë e bukur dhe nuk ka rëndësi çfarë defektesh ke. Nëse ky mendim i imi ju inatos, ju kuptoj dhe ju inkurajoj të mos më ndiqni më, por nuk mund të kërkoj falje për këtë në asnjë mënyrë. Secili ka mendimin e tij”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: