Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit

Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit
Partia Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme  në zgjedhjet e 25 qershorit është regjistruar edhe Partia Republikane.

Partia Demokratike mbylli marrëveshjet me disa prej aleatëve, 24 orë përpara se të dorëzonte listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, Vangjel Dule i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar vendosën të mos konkurronin me lista të veçanta, por të përfaqësoheshin në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike.

Në këmbim, secili prej tyre ka një vend të sigurt në listat e deputetëve demokratë, përkatësisht në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë.

Gjithashtu, ata do të kenë kandidatë në vende jo shumë të sigurta në qarqe ku historiku elektoral i favorizon. /e.g/

Foto ilustruese: Selia e Partisë Demokratike (Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: