Pas titullit, Xhaka dhe Bazeli marrin edhe kupën

Pas titullit, Xhaka dhe Bazeli marrin edhe kupën
Vetëm pak ditë pas festës për titullin kampion, Bazeli kompleton sezonin e jashtëzakonshëm, duke triumfuar edhe në Kupën e Zvicrës. Skuadra e Taulant Xhakës u konfirmua pa rivalë në futbollin helvet, pas fitores 3-0 në finale përballë Sionit.

Pas 45 minutave të para të balancuara të lojës, Delgado kaloi Bazelin në avantazh menjëherë sapo nisi pjesa e dytë, ndërsa pak pasi kishte kaluar një orë lojë, Traore shënoi edhe golin e sigurisë për kuqeblutë.

Taulant Xhaka ishte si zakonisht titullar në këtë sfidë, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë në të 79-ën, ndërsa Bazeli mbylli çdo diskutim me rrjetën e Lang në sekondat e fundit të lojës, që vulosi shifrat përfundimtare 3-0.

Me këtë rezultat, Bazeli kthehet te suksesi në Kupën e Zvicrës, pasi kishte humbur tre finalet e fundit të luajtura. Kjo është hera e 12-të në historinë që skuadra e fiton trofeun, ndërsa vijon të dominojë futbollin zviceran.

Një sezon i mbyllur me titullin kampion dhe Kupën e Zvicrës për Taulant Xhakën dhe Bazelin. /e.a/

Foto: Xhaka feston me ekipin

Shpërndajeni me miqtë tuaj: