Për kë e ka marrë malli Ledri Vulën?

Për kë e ka marrë malli Ledri Vulën?
Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, ka dalë përpara pak orësh me klipin më të ri “U harrum” që ka në pak orë 50 mijë klikime. Ai po vazhdon të sjellë projekte të një pas njëshme për adhuruesit e tij.

Ledri kësaj here ka sjellë një projekt tjetër të xhiruar në panoramat ekzotike të Portugalisë, të cilin e ka titulluar “U harrum” e sigurisht do të jetë hiti i tij i radhës, një romancë e bukur që i dedikohet një historie dashurie.

“U harrum ne të dy, malli më ka marrë” këndon Ledri në videoklipin e sapodalë, por ende nuk dihet se me cilën vashë të dikurshme ta ketë këtë mesazh.

Kujtojmë se Ledri së fundi ka publikuar projektin e tij “Pablo” në bashkëpunim më Lumi B, Gjikon dhe Skerdin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: