Përmet, sekuestrohen 770 kg kanabis në një tunel

Përmet, sekuestrohen 770 kg kanabis në një tunel
Një sasi prej rreth 770 kg kanabis është sekuestruar sot në Përmet. Lënda narkotike u kap në një tunel në fshatin Piskovë gjatë finalizimit të operacionit antidrogë “Piskova”, në të cilin u angazhuan policia e Gjirokastrës dhe ajo e komisariatit të Përmetit.

Sipas policisë, janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje me sasinë e sekuestruar të lëndës narkotike.

Policia ka gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme në një tunel, ku pas peshimit rezultoi se ishin 768 kg kanabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim e Prokurorinë po vijjnë hetimet për dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon operacioni. /e.a/

Foto: Lënda narkotike e sekuestruar

Shpërndajeni me miqtë tuaj: