"Pirateria" në Tiranë, një në pranga dhe dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë

"Pirateria" në Tiranë, një në pranga dhe dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë
Policia e Tiranës ka prangosur 1 person  dhe   procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë,  seksioni për Krimin Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Piraterira”, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Lorenc Teranaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafik narkotikësh”, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: E. Th, 48 vjeç, banues në Tiranë,  A. C, 40 vjeç, banues në Tiranë,

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet e përdorura për lojëra fatesh nga shtetasit e sipërpërmendur, në përdorim të shtetasit Lorenc Teranaj,  janë konstatuar edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 aparatura elektronike lojrash fati, 5 aparate trasmetues Dream Box (shërbejn për trasmetimin e ndeshjve në mënyrë pirate), si edhe 1 tavolinë pokeri.

Ndërsa në ambientet në përdorim të shtetasve E. Th. dhe A. C., janë gjetur: 10 aparate trasmetues Dream Box (shërbejn për trasmetimin e ndeshjve në mënyrë pirate).

Materialet procedurale lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, parashikuar nga Nenet 180, 197 dhe 198 të Kodit Penal. /e.g/

Foto ilustruese: Ambient lojrash fati (Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: