Plumba në Sheshin e Flamurit, ekzekutohen drejtori i OSSHEE dhe pronari i televizionit

Plumba në Sheshin e Flamurit, ekzekutohen drejtori i OSSHEE dhe pronari i televizionit
Vriten Roland Saliu dhe Ervent Hyseni në qendër të Vlorës. Policia ngre postblloqe, por autorët mendohet të jenë larguar nga qyteti. Nuk dihet cili prej personazheve ishte shënjestra e atentatorëve të maskuar

Një breshëri “kallashnikovi” i ka marrë jetën dy njerëzve të njohur në qytetin e Vlorës. Viktimat janë Roland Saliu, drejtor i OSSHEE-së në qytetin bregdetar dhe Ervent Hyseni, pronar i televizionit lokal “Vlora Channel”.

Atentati u krye mbrëmë, rreth orës 19:40, në qendër të qytetit, në një bar-kafe në Sheshin e Flamurit.

Nga plumbat ka mbetur i vdekur në vend drejtori Saliu, ndërsa Ervent Hyseni është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e qytetit, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Viktimat ishin ulur jashtë lokalit, ndërsa plumbat rrezikuan të kapnin shumë prej njerëzve të pranishëm në lokal dhe në rrugën që në atë orë është e frekuentuar nga kalimtarë të shumtë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se atentatorët kanë vepruar të maskuar dhe janë larguar me shpejtësi, duke arritur të dalin nga qyteti. Një automjet i djegur është gjetur në fshatin Panaja dhe mendohet se u përkiste autorëve, që i kanë vënë vetë flakën mjetit për të zhdukur gjurmët.

Policia tha se ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të dy viktimat ishin personazhe të njohur në qytetin e Vlorës, por dyshohet se  dhe nuk është qartësuar ende se cili prej tyre ishte shënjestra e atentatorëve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: