Policia e Tiranës arreston dy persona në kërkim, ishin të dënuar me nga 6 vjet burg

Policia e Tiranës arreston dy persona në kërkim, ishin të dënuar me nga 6 vjet burg
Mes të arrestuarve një 64-vjeçar nga Tirana që ishte në kërkim për mashtrim, ndërsa personi i dytë një 31-vjeçar nga Kavaja, i cili ishte i dënuar për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Policia sqaroi për dy rastet se:

Fatmir Rexho, 64 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 10.06.2011, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

Zija Shaba, 31 vjeç, banues në Kavajë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 24.09.2011, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: