Puff Daddy është reperi më i pasur në botë sipas “Forbes”

Puff Daddy është reperi më i pasur në botë sipas “Forbes”
Revista Forbes ka publikuar renditjen e pesë reperëve më të pasur në botë (duke u bazuar mbi pasuritë e deklaruara). Për të shtatin vit radhazi, revista ka kurorëzuar Sean Combs, alias Puff Daddy (ose Puff Diddy, siç quhet tani), si pasanikun në këtë rang. Pasuria e tij shkon në 820 milionë dollarë, e cila në pjesën më të madhe, vjen nga aktivitete biznesi dhe jo nga muzika e thjeshtë. Menjëherë më pas vjen Jay Z dhe Dr.Dre.

Sean Combs ruan kreun e renditjes falë aktiviteteve të ardhura nga një rrjet televiziv. Pas tij, me “vetëm” 10 milionë dollarë, është Jay Z., bashkëshorti i Beyonces, i cili edhe ai ka përfitime të mëdha milionere nga aktivitete të ndryshme.

Në vend të tretë, gjendet Dr.Dre, me 740 milionë dollarët e tij. Shumë larg nga treshja e kreut, në vend të katërt dhe të pestë ndodhen respektivisht Bryan "Birdman" Williams, i cili ka në bankë 110 milionë dollarë dhe Drake, me 90 milionë dollarë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: