Qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë
Një 26-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Në prangat e policisë përfundoi  Dritan Backa, i cili u kap gjatë teksa po qarkullonte me automjetin tip “Volkswagen Touareg” me targë AA 334 KP.

Policia njofton se  se drejtuesi i mjetit, shtetasi Dritan Backa, sapo ka parë pikën e kontrollit të shërbimeve të policisë ka tentuar t’u largohej, por shërbimet i janë vënë në ndjekje në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur bllokimin dhe kapjen e tij pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit”, lagjia “Kushtrimi” Vlorë.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar këtij shtetasi (në çantën e krahut) është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri Pistoletë-Zastava,  2 krehëra,  22 fishekë (7 – të kalibrit 7.62 mm dhe 15 – të kalibrit 9 mm) gjithashtu është  bllokuar mjeti Touareg.

Materialet lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Vlorës  për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal. /e.g/

Foto ilustruese dhe informacioni janë marrë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: