Ramush Haradinaj: Qeveria Mustafa erdhi dhe iku me turp!

Ramush Haradinaj: Qeveria Mustafa erdhi dhe iku me turp!
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e qeverisë. Në një konferencë për media, Haradinaj tha se pushteti po i kthehet sovranit, popullit të Kosovës, npasi Qeveria Mustafa, sipas tij, “erdhi dhe shkoi me turp”.

Haradinaj ka kritikuar qeverinë për paaftësi në qeverisje dhe paaftësi për t’u përballë me Serbinë në çështjet politike.

Koalicioni PDK- LDK, ka nënvizuar ai, e ka vënë Kosovën në një katrahurë politike dhe tani është koha që vendi të rimëkëmbet.

Hardinaj tha se nëse vjen në pushtet, çështjen e demarkacionit me Malin e Zi do ta rikthente në fillim, duke e anuluar marrëveshjen aktuale dhe rinegociuar një marrëveshje të re me Podgoricën. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: