Rikthehet romanca Angelina Jolie Brad Pitt?

Rikthehet romanca Angelina Jolie Brad Pitt?
Angelina Jolie dhe Brad Pitt, rikthehen aty ku e nisën? Ish-çifti hollivudian, i cili u divorcua verën e shkuar, dyshohet se po rikthehen për të jetuar romancën e tyre nga fillimi.

“Ata kanë qenë pranë njëri-tjetrit shumë herë gjatë kësaj jave. Ngadalë do të shfaqen përsëri ndjenjat e vjetra. Ata kanë qenë të lidhur aq shumë sa duket sikur po fillojnë të takohen,” – tha një burim i afërt, duke shtuar se flasin në telefon çdo ditë.

Në një ndërmjetës të fortë mes tyre janë kthyer edhe fëmijët, të cilët Brad i lejohet t’i takojë sipas ligjit një herë në javë dhe të flasë thuajse çdi ditë në telefon.

Pak ditë më parë, Brad pranoi përgjegjësinë për gjendjen e krijuar mes tyre dhe kjo gjë mund të ketë afruar çiftin e famshëm. Pas divorcit, Jolie-Pitt patën një kalvar të gjatë përplasjesh për kujdestarinë e fëmijëve. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: