Rita Ora vjen me një projekt të ri muzikor në 26 maj

Rita Ora vjen me një projekt të ri muzikor në 26 maj
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora do të publikoj në 26 maj këngën e re, një bashkëpunim me Ed Sheeran. Kënga e re, vjen pas këngës së saj të fundit, të publikuar në vitin 2015 “Body On Me”.

Bashkëpunimi me këngëtarin Ed Sheeran është i pari, ndërsa kënga titullohet “Your Song”.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Rita Ora shprehet se “po ndodh në të vërtetë… Është zyrtare! Your Song, në 26 maj”. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: