Salihi me urgjencë në Beograd, një mrekulli e Marjanës e kthen ndaj Kukësit

Salihi me urgjencë në Beograd, një mrekulli e Marjanës e kthen ndaj Kukësit
Hamdi Salihi ka udhëtuar me urgjencë drejt Beogradit, duke vënë në alarm trajnerin Ilir Daja dhe ekipin e Skënderbeut. Para sfidës direkte për titull, që do të luhet këtë të shtunë në Kukës, mes ekipit vendas dhe Skënderbeut, bomberi shkodrani nuk e ka kaluar dëmtimin e pësuar në ndeshjen me Tiranën, madje pas lëndimit, gjendja e tij mësohet të jetë përkeqësuar.

Autori i golit të fitores me 11-metërsh ndaj Tiranës në ndeshjen e fundit, që mbajti Skënderbeun në garë për titullin e shtatë radhazi kampion, do t’i nënshtrohet terapisë speciale me placentë kali të doktoreshës me famë në Beograd, Marjana Kovaçeviç.

Ajo njihet ndryshe edhe si “Marjana e mrekullive”.

Salihi ka kërkuar vetë që të udhëtojë drejt Beogradit, pasi i është nënshtruar edhe herë tjetër terapisë së Kovaçeviç dhe ka parë rezultatet e rikuperimit. Sulmuesi kërkon të rikuperohet me patjetër para ndeshjes së të shtunës ndaj Kukësit, po ashtu edhe stafi drejtues i Skënderbeut.

Por edhe yje të futbollit botëror, si Neymar, Rooney e Diego Costa, kur janë dëmtuar, i kanë besuar më parë terapisë së veçantë doktoreshës së njohur serbe.

Fotot marrë në Google: Hamdi Salihi (kryesore) duke festuar golin e fundit ndaj Tiranës dhe Tefik Osmani, një tjetër lojtar me doktoreshën serbe, Marjana Kovaçeviç.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: