Sekretet e modeleve braziliane që duhen kopjuar

Sekretet e modeleve braziliane që duhen kopjuar
Bukuria e brazilianeve është legjendare, meritë e geneve por edhe e dinakërisë. Sekretet e kësaj bukurie janë shpalosur nga modelet me famë botërore, si Gisele Bundchen, Alessandra Ambrosio dhe Adriana Lima. Gisele çdo ditë në rrjetet sociale shfaq stilin e saj të të jetuarit shëndetshëm, ajo salutiste në ekstrem. Dy shoqet e saja kanë një debulesë për ujin e arrës së kokosit.

Brazilianet mbajnë rigorozisht flokë të gjatë e në stil natyral. Janë të devotshme ndaj stilit të flokëve të shtrira e pa onde, ato i ushqejnë me maska ushqyese kundër diellit.

Rregulli më i fortë për brazilianet është hidratimi i lëkurës. Ati përdorin vajra natyralë si atë të bajames dhe natën një krem me vitaminë C në sasi të madhe. Për të hequr tualetin përdoret ujë mineral me sasi të madhe kripërash.

Po për ushqimin?

Kuzhinierët familjeve të tyre tregojnë se 80% e asaj që hanë bukuroshet janë perime dhe drithëra integrale, oriz, fasule dhe quinoa. 20% mish organik pa dhjamë, pulë, rrallë mish pate, salmon i egër. Për shije ca pika vaj ulliri. Frutat? Shumë rrallë.

Ushqime të ndaluara?

Sheqeri, mielli i bardhë, nënproduktet e qumështit, kafeina. Domatet, patëllxhani, specat dhe kërpudhat shumë rrallë, një herë në muaj. j/m

(burimi, foto "Oggi.it")

Shpërndajeni me miqtë tuaj: